E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neser fillon samiti BE-Afrike

Nga Express me 27 nentor 2010 ne ora 1250

Ne kryeqytetin e Libise Tripoli me 29 dhe 30 nentor do te mblidhen rreth 80 kryetare shtetesh ne samitin e trete Afrike-BE. Krahas marredhenieve ekonomike do te diskutohet edhe politika ndaj refugjateve.
Ekziston nje hendek i cuditshem ndermjet fjaleve dhe veprave kur eshte fjala per politiken evropiane per refugjatet. Pergjegjesit ne Bruksel dhe ne kryeqytetet e BE-se nuk lodhen se instruktuari qeverite e vendeve te tjera per te drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit. Por kur eshte fjala per refugjatet para dyerve te vendeve te BE punet jane ndryshe. Ne do ta ruajme besueshmerine e tradites humanitare te Evropes si vend ku refugjatet pranohen ne qofte se u themi njerezve ne Evrope se ne luftojme abuzimin tha ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere se fundi ne nje takim me homologet nga shtetet e tjera te BE.
Perseri fjala ishte per emigrimin. Se fundi ka qene Greqia nje here tjeter ishin spanjollet dhe maltezet ata qe e ndjenin veten te lene vetem prej partnereve me mijera refugjate ilegale ne brigjet e tyre. Teme e veshtire ne kete kontekst eshte solidariteti ndermjet shteteve qe jane teper te ngarkuara sidomos ne jug te Evropes dhe ne shtete te tjera tha de Maiziere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›