E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, Qeveria vazhdon të marrë masa kundër krimit

 

ZAGREB-Parlamenti kroat miratoi dy emrat e rinj për kabinetin qeveritar në vend të dy ministrave të mëparshëm që u shkarkuan pas një vrasjeje të bujshme. Ndërkohë qeveria vazhdon të marrë masa për të luftuar krimin e organizuar. Parlamenti miratoi Tomisllav Karamarkon në postin e ministrit të brendshëm dhe Ivan Simonviç në postin e ministrit të drejtësisë.
Ata do të zëvendësojnë ministrat e shkarkuar nga kryeministri Ivo Sanader në fillim të javës pas vrasjes së një vajze të re, bijë e një avokati të shquar, në qendër të Zagrebit.
Duke folur në parlament, udhëheqësi kroat premtoi të çrrënjosë krimin e organizuar.
Vrasja ishte sulmi i fundit në valën e akteve të tilla të bandave gjatë muajve të fundit në Zagreb.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kroacinë që të zgjidhë problemin e krimit të organizuar në se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›