E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosovës, stohen debatet ne Kuvendin serb

Opozita ka kerkuar nje seance speciale parlamentare për të diskutuar rreth këtyre njohjeve. Në këtë seancë kërkohet edhe prania e kryeministrit Mirko Svetkoviç. Anetaret opozitare të parlementit në Beograd kërkuan nga ekzekutivi që të përpilojnë hapat që duhen ndërmarrë kundër Maqedonisë dhe Malit te Zi 

BEOGRAD-Njohja e shtetit te Kosoves nga Mali i Zi dhe Maqedonia ka shkaktuar debate në politiken serbe. Opozita ka kerkuar nje seance speciale parlamentare për të diskutuar rreth këtyre njohjeve. Në këtë seancë kërkohet edhe prania e kryeministrit Mirko Svetkoviç. Anetaret opozitare të parlementit në Beograd kërkuan nga ekzekutivi që të përpilojnë hapat që duhen ndërmarrë kundër Maqedonisë dhe Malit te Zi, menjëherë pas vendimit te ketyre vendeve per te njohur pavaresine e Kosoves. Deputeti I Partise demokratike te Serbise, Sllobodan Samarxhic, kerkoi te dinte se cfare masash duheshin ndermarre nga qeveria per te parandaluar nje vale te re njohjesh. Samarxhic u shpreh se Shtetet e Bashkuara te Amerikes po i bejne presion vendeve te tjera per te njohur Kosoven duke shtuar se miratimi i iniciatives Serbe ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, po luante rolin e kundert te asaj qe deklaroi Ministri i Jashtem. Vuk Jeremic. Ai përsëriti se hapat ligjore kundër shteteve që njihnin pavaresinë e Kosovës do të ishin më të efektshme për të bërë që këto vende te mos e marrin nje hap te tille. Nderkaq, kreu i Serbise se Bashkuar, Dragan Markoviç propozoi qe shtetasit e Malit te Zi te mos lejohen te blejne prona ne Serbi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›