E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn i kërkon Bosnjës reforma kushtetuese

 

SARAJEVE-Komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn ka vijuar turin e tij në Bosnjë. Gjatë vizitës zyrtare në Sarajeve ai i kërkoi krerëve boshnjakë reforma të fuqishme në dokumentin themeltar të shtetit. “Bosnja duhet të reformojë kushtetutën e saj dhe të mbajë regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë para së të kandidojë për anëtarësim në BE”, ka thënë komisoneri evropian per zgjerim Oli Rehn.
Rehn ka kritikuar politikanët lokalë se në vend qe të punojnë për reforma po merren me retorikë, e cila po e pengon shtetin të ecë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›