Kroaci, Topi në betimin e presidentit Josipoviç

Ivo Josipoviç bën sot betimin si president i Kroacisë. Josipoviç fitoi në zgjedhjet presidenciale të janarit me platformën e anti-korrupsionit dhe me premtimin se do ta çojë vendin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
52 vjeçari Josipoviç, i cili është ekspert ligjor dhe kompozitor i muzikës klasike, e merr detyrën nga presidenti Stipe Mesiç.
Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe homologët e tij nga Ballkani, mes tyre presidenti shqiptar Bamir Topi. Pritet që në ceremoni të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ndërsa presidenti Serb Boris Tadiç ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm për shkak të pjesëmarrjes së Sejdiut.
Ndërkaq gjatë qendrimit në Zagreb, kreu i shtetit Shqiptar Bamir Topi do të ketë takime me zyrtarë të lartë vendas dhe ndërkombëtar, ndërsa do të takojë edhe me komisionerin e ri evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Fule.