Greqi, gjendet foshnja e rrëmbyer

Gjendet foshnja e rrëmbyer në Greqi. Fëmija ishte rrëmbyer nga një qytetare greke që u ndalua në periferi të kryeqytetit grek.
Foshnja u rrëmbye nga materniteti "Elena" në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme . Foshnja e seksit femër është e çiftit shqiptar nga Lezha, Agron dhe Bruna Shquti.
Ambasadori shqiptar në Greqi, Vili Minarolli tha për "Ora News" se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30. "Foshnja kishte ardhur në jetë një ditë më parë ishte në dhomën e nënës kur u rrëmbye. Vihet në dyshim edhe siguria e maternitetit, pasi si regull hyrja ruhet nga polici private", u shpreh Minarolli.
Një përfaqësi nga ambasada jonë në Athinë ka mbërritur në maternitet që në orët e mëngjesit.