Kroaci, në pension në 67 vite jetë ose 41 vjet punë

Për pension të plotë në Kroaci do të jenë të nevojshme 67 vite jetë ose 41 vite stazh pune, paralajmëroi sot ministri i Punës dhe Sistemit pensional, Mirando Mërsiq.
Ai tha se nga viti i ardhshëm në pension të plotë mund të shkojnë punëtorët të cilët veç më kanë 41 vite stazh pune, ndërsa nuk kanë moshë të mjaftueshme për pensionim.
Në pajtim me Projekt-ligjin për punë, dorëheqje mund të marrë punëtori i cili nuk pranon pagë më të ulët, sepse është më e thjeshtë procedura për dorëheqje, përderisa punëdhënësve iu hapet mundësi për vendosjen e orarit ë punës-deri në 60 orë në javë. Nga ana tjetër, punëtorët do të mund të bëjnë grevë edhe në rast se paga u vonohet vetëm një ditë, transmeton Zhurnal.
Mërsiq theksoi se me ligjin e ri për punë, i cili duhej të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2014, do të kërkohet që maksimalisht të mbrohen punëtorët, ndërsa punëdhënësve do t'u ndihmohet më lehtë t'i ristrukturojnë ndërmarrjet./Indeksonline/