E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonasi i arrestuar në Francë ka qenë pjesëtar i bandës "Pink Panter"

htetasi i Maqedonisë i arrestuar të hënën në Avinjon, është me siguri pjesëtar i grupit "Pink Panter", lajmëruan mediat franceze, transmeton korrenspondenti i MIA-s nga Parisi.

I arrestuari është një burrë 44-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë dhe ishte i kërkuar nga policia franceze për shkak të një vrasjeje dhe grabitjeje, të bëra në Maqedoni dhe Zvicër.

Personi është arrestuar në një shtëpi në Bedride të Vokluz. Identiteti i tij nuk është kumtuar, por mediat franceze njoftojnë se për të ka pasur dy urdhëra ndërkombëtar për arrestim, njofton Zhurnal.

Krimineli është zbuluar me lokalizimin e telefonit të tij celular, pasi që disa javë e ka kërkuar policia gjyqësore franceze.

Personi i prezantuar vetëm me emrin e tij Zoran T. ka disponuar me më shumë identitete, ish legjionar dhe me supozimin se i përket bandës "Pink Panter".

Urdhër për arrestimin e tij ka dhënë Maqedonia dhe Zvicra. Ai ka arritur të arratiset nga burgu i zviceran Bua Mermet në Lozano në muajin maj të këtij viti.

Ka dosje të rëndë kriminele, si gjykim për vrasje në Maqedoni në vitin 1993, ku është kërkuar për vuajtje të dënimit, dhe dukshëm ai është fshehur në Francë gjatë gjykimit në mungesën e tij. Ai atëherë ka arritur të inkuadrohet në Legjionin e të huajve të armatës franceze nën identitet të huaj me shtetësi serbe duke mos e zbuluar të kaluarën e tij.

Pas daljes nga armata ka bërë shumë grabitje në Zvicër, ndërsa është marrë edhe me tregti me drogë.

Prokuroria publike e Nimit do të duhet të vendosë nëse ai do të ekstradohet dhe në cilin vend do të kryhet ekstradimi. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›