Vajza nga Kosova mbahet peng në Tetovë

Njëzet e tre-vjeçarja M.B. nga Kosova, gati 15 ditë ishte mbajtur peng në një apartament në Tetovë dhe keqtrajtuar nga K.I. 22-vjeç nga fshati Llojan të Kumanovës.
Hetimi zbuloi se personi K.I. kishte premtuar ”mysafires” nga Kosova se do ta punësoj si këngëtare në një nga lokalet në rrethinë të Tetovës.
Më 18 gusht M.B. ka kaluar në mënyrë ilegale kufirin Kosovë-Maqedoni dhe ka arritur në Tetovë, shkruan koha.mk. Pasi u arrestua, policia ngriti akuza kundër K.I për veprën penale kontrabandë me emigrantët./Indeksonline/