Kroaci, protesta nati-qeveritate kundër qeverisë

Rreth 4000 protestues anti-qeveritarë kanë zhvilluar një protestë paqësore duke marshuar nëpër rrugët e Zagrebit të martën, duke kërkuar doëheqjen e qeverisë për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike qe mbizotëron në vend.
Ata thërisnin “ ne kërkojmë drejtësi” dhe “" të gjithë në rrugë”, ndërsa në duar mbanin banderola ku shkruhej “qeveria 0 pikë” etj. Një javë më parë protestuesit sulmuan policinë me shishe dhe gurë, pas përfundimit të marshimit të veteranëve të luftës në Zagreb, duke bërë që 65 persona të arrestoheshin dhe dhjetëra të tjerë të plagoseshin.
Sipas një sondazhi të realizuar nga televizioni shteteror, 70 % e qytetarëve mbështesin protestuesit dhe 62 për qind e tyre kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Sipas analistëve, protestat reflektojnë pakënaqësinë e qytetarëve dhe dështimin e qeverisë për të ulur nivelin e lartë të papunësisë dhe për të përmirësuar standartin e jetesës.
Kroacia po lufton për të dalë nga kriza e thellë ekonomike dhe për të shtuar rritjen ekonomike pas dy vitesh recesioni. Papunësia është në vitin e tetë të një niveli shume të lartë dhe po arrin në 20 %.