E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shkatërrohet njw grup kriminal

Goditet në Tiranë e Kavajë një grup kriminal me tendencë prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe vjedhjen e pasurisë. Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi se në sajë të operacionit të koduar “Kasollja” u arrit sekuestrimi i një sasie prej 4 kg lëndë narkotike dhe dokumentimi i një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë e Kavajë si dhe arrestimi i dy personave.
Kështu sipas policisë u arrestuan Drilon Çuni, 21 vjeç dhe Gani Seferi, 20 vjeç pasi gjatë kontrollit të motorrit të Gani Seferi i`u gjet një pistoletë elektrike paralizuse dhe dy shishe sprait paralizues.
Nga verififikimet e kryera rezultoi se këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjerin, dyshohen të jenë autor të një sërë vjedhjesh të ndodhura paralelisht në Kavajë, Paskuqan dhe Kamëz Tiranë.
Sipas policisë aktualisht për veprën penale të vjedhjes strukturat e policisë paralelisht po punojnë për të dokumentuar një sërë vjedhjesh të realizuara nga ky grup kriminal, me tendencën e vjedhjen si dhe prodhimit dhe shitjen e lëndës narkotike.

Ndërkohë, gjatë ecurisë së këtij hetimi, ka filluar proçedimi penal bashkëpunëtor në këto vjedhje, edhe për dy personave të shpallur në kërkim. Kështu janë shpallur në kërkim Rexh dhe Egzon Meshi, përkatësisht 32 dhe 18 vjeç pasi nga kontrolli në banesën e tyre banesës së ushtruar dje në Laknas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, një sasi qesesh farmacie si dhe një sërë sendesh të vjedhura, të cilat kanë shërbyer për të realizuar në bashkëpunim me njëri tjerin vjedhjet dhe rpodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Ndërkohë materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të 4 - shtetasve të lartëpërmendur, do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të "Vjedhjes ne bashkëpunim " dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndeve narkotike”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›