E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, rrëzohet avioni me Damir Fazlliç

Në avion ndodheshin dy biznesmenë midis tyre edhe biznesmeni tashmë i njohur në vendin tonë Damir Fazlliç, 35-vjeç. Ngjarja është mbyllur pa lëndime në ekuipazhin e avionit të vogël.

Agjencitë e lajmeve kroate thonë se ngjarja ka ndodhur në ishullin Brac të Kroacisë. Avioni është përfshirë nga flakët ndërsa rrotat nuk janë hapur teksa ai po ulej.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar në kohë flakët, ndërkohë që kanë shpëtuar të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Në avion ishte edhe drejtuesi i Atlantic Energy Washington, John Zogovic, 52 vjec, qytetar amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›