Prifti sqaron në Kuvend super-pasurinë e tij
I ndodhur në këtë situatë, kreu i Ekonomisë së vendit tonë ka dhënë sqarime në Parlament mbi pasurinë e tij prej 1,8 milionë euro.
Sipas tij, kjo shumë është fituar nga shitja e aksioneve që familja e tij ka pasur në një kompani private. “Janë shitur 30 për qind të aksioneve qe familja ime ka patur në një kompani biznesi i filluar që në 2007 kur unë kam qenë në opozitë”, thotë Prifti. Opozita ka bërë jo pak presion në këtë drejtim, ndërkohë që Prifti i është përgjigjur me akuza ndaj kreut të PS-së, Edi Rama.
“Ai njeri thotë se është i pastrehë, ai njeri thotë se ka vetëm 3 mijë euro në bankë, kur ne të gjithë e dimë se Rama është pronar i fshehtë i 200 apartamenteve në Tiranë dhe kërkon 30 euro për metër katror, për çdo leje ndërtimi”, u shpreh Prifti.