E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dielli përvëlon, temperatura rekord sot në Shqipëri

Termometri në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë do të shënojë 37 gradë celsius, çka do të shënojë edhe ditën më të nxehtë për këtë verë.

Ndërkohë, temperatura më e ulët prite të shënohet në Korçë me 28 gradë. Mjekët kërkojnë nga qytetarët që të shmangin orët e pikut duke filluar nga ora 10:00 e paradites deri në orën 16:00.

Një mot i tillë do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ndërkohë që nga java tjetër pritet të ketë rënie të vogël të temperaturave. Një mot i tillë ka përfshirë edhe vendet e tjera të Evropës, duke detyruar qytetarët që të shkojnë pranë deteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›