Kroaci shkarkohen dy ministra
Kryeministri kroat, Ivo Sanader, njoftoi se kishte shkarkuar ministrin e Brendshem dhe te Drejtesise si dhe drejtorin e policise kombetare, pas nje vrasjeje tjeter te tipit mafioz ne qwndrwr te Zagrebit. Do t'i propozoj parlamentit te konfirmoje shkarkimet e Ministrit te Brendshem Berislav Roncevic dhe asaj te Drejtesise Ana Lovrin, si dhe komandantin e policise kombetare, Marijan Benko, deklaroi Sanader gjate nje konference shtypi. Procedura ligjore ne Kroaci parashikon nje votim te parlamentit per vendimin e kryetarit te qeverise per shkarkimin e anetareve te kabinetit te tij, por ne kete rast do te jete nje formalitet i thjeshte. Kryeqyteti kroat u trondit nga vrasja me arme zjarri ne shkallet e pallatit te saj ne qender te qytetit te Ivana Hodak, 26 vjeç, vajza e nje avokati te shquar vendask. Vrasja u krye jo larg komisariatit kryesor te policise se Zagrebit.