E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati i Çekisë thotë se Kosova ishte etapa e fundit e ndarjes nga e kaluara

Tiranë, 6 tetor 20:02 NOA - Presidenti i Senatit çek, Premysl Svobotka, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, kanë folur sot mbi zhvillimet në Kosovë.

Sobotka, duke u ndalur në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, z.Sobotka nënvizoi se “Kosova ishte etapa e fundit e ndarjes nga e kaluara dhe Çekia e sheh më shumë interes këtë rajon.”

Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit vlerësoi qëndrimi çek për rajonin në përgjithësi dhe ndaj Kosovës, në veçanti.

Ajo ka shtuar se pavarësia e Kosovës ka shtuar stabilitetin në rajon dhe i ka dhënë nxitje proceseve të tij integruese në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

d.r/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›