E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia afër mbylljes së negociateve për anëtarësim në BE

Liderët e Bashkimit Evropian pritet të mbështesin mbylljen e negociatave për anëtarësim me Kroacinë e cila është gati të bëhet anëtarja më e re e bllokut.

Drafti I publikuar nga samiti i BE-së sqaron se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë do të përmbyllen këtë muaj dhe traktati për anëtarësim do të nënshkruhet në dhjetor.

Parlamentet e 27 vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë dokumentin, një proces që pritet të zgjasë deri në qershorin e 2013-ës, atëherë, kur Kroacia edhe zyrtarisht do të jetë anëtare e BE-së.

Liderët po ashtu mirëpritën arrestimin e Ratko Mlladiçit, duke thënë se kjo tregon se edhe Serbia ka ndërmarrë një hap të ri drejt anëtarësimit në BE.

Shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor-Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, gjithashtu janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›