E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia, asistencë për plotësimin e pyetësorit të KE-së

Znj. Bregu mori pjesë në konferencën rajonale të zhvilluar në Zagreb, "Përfundimi i Negociatave për Anëtarësim me Kroacinë dhe Perspektiva për Anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE".

Një nga çështjet kryesore që znj. Bregu diskutoi me z. Jandrokoviç, ishte edhe faza aktuale e procesit të integrimit të Shqipërisë, ajo e plotësimi të pyetësorit të KE-së që pritet të mbërrijë brenda muajit dhjetor. Ministrja e Integrimit mori mbështetjen e plotë të Kroacisë për asistencë në nivel ekspertësh për procesin e pyetësorit. Z. Jandrokovic tha se ekspertët kroatë janë të gatshëm të kontribuojnë në të gjitha fazat e pyetësorit duke dhënë eksperiencën e tyre për një fazë që Kroacia e ka kapërcyer me sukses.

Ministrja e Integrimit nga ana saj informoi Z. Jandrokoviç mbi ngritjen e strukturave në funksion të plotësimit të pyetësorit si dhe mbi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për përmbushjen e kritereve për anëtarësim.  Z. Jandorkovic vlerësoi punën e bërë nga qeveria shqiptare deri tani dhe konfirmoi edhe njëherë se Kroacia do të ndihmojë Shqipërinë hap pas hapi në këtë proces, i cili sipas tij, do të ndihmojë në stabilizimin dhe zhvillim e të gjithë rajonit.

Në këtë kuadër, ministrja shqiptare tha se Bashkimi Europian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë kontribuesi kryesor për sigurinë dhe asistencën ekonomike në rajon, aq më tepër që sot perspektiva evropiane e rajonit është më e prekshme se kurrë.

“Kroacia së shpejti do të bëhet anëtare, Maqedonia ka një perspektivë të qartë evropiane, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi po përfundojnë ratifikimin e MSA-së, dhe Shqipëria sapo ka marrë përgjigje pozitive për kërkesën për anëtarësim”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›