Kroacia drejtanëtarësimit nëBashkimin Europian
ZAGREB- Kroacia ka bërë progres drejt pranimit në Bashkimin Evropian, duke i përfunduar negociatat për polici, kontroll kufitar, politikë të jashtme dhe rregulla për viza, thonë përfaqësues të BE-së.
Por, BE-ja i ka tërhequr vërejtjen Zagrebit, se ende duhet të tregojë përpjekje në luftimin e korrupsionit dhe të krimit dhe t’i bindë qeveritë e vendeve anëtare të BE-së se reformat në sistemin e drejtësisë po tregojnë rezultate, nëse dëshiron që bisedat të mbyllen në vitin 2011.
“Kroacia qartazi ka bërë progres të mirë në kuptimin e plotësimit të kritereve të BE-së për pranim dhe lirisht mund të themi se mbyllja e negociata tash është shumë afër”, tha ministri i jashtëm i Belgjikës, Steve Vanackere, i cili i mbikëqyr bisedimet ndërmjet Kroacisë dhe qeverive të BE-së, gjatë një konference për shtyp.
Por, ai theksoi se “është e qartë se kërkohen përpjekje të mëtejshme”. Ndërkaq komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle deklaroi se Kroacia kishte arritur sukses në përmbylljen e 11 kapitujve që në total bëhen 28 të tillë. Gjatë muajve të ardhshëm do të mbyllen edhe kapitujt e tjerë dhe se viti 2010 kishte qene i suksesshëm për Kroacinë.
Qeveria në Zagreb thotë se po i bën të gjitha përpjekjet për eleminimin e korrupsionit. Në këtë aspekt, ajo përmend edhe përpjekjet për dënimin e ish kryeministrit, Ivo Sanader, që para disa ditësh u arrestua në Vjenë, me flet arrest kroat lidhur me hetimet për korrupsion.
(e.n/news24/BalkanWeb)