Maqedonishqiptarët nëluftë për dosjet
SHKUP - Drejtuesi i Partisë Lidhja Shqiptare që u formua muajin e kaluar, Valon Bela, ka publikuar tri dokumente, për të cilat thotë se janë origjinalet e dosjeve që u dorëzuan të fotokopjuara në Komisionin për Lustrim e që ngarkonin krerët e BDI-së, duke filluar nga lideri i saj Ali Ahmeti, për bashkëpunim me shërbimet sekrete jugosllave. "Dosjet janë identike me ato të cilat i keni parë si fotokopje deri më tani. Ne me këtë synojmë dhe kuptojmë se me procesin e lustrimit do të arrihet pajtimi në skenën politike", - tha Bela. Në komisionin për lustrim janë dorëzuar gjithsej 6 dosje për krerët e BDI-së. Deri më tani, katër prej tyre komisioni i ka shpallur të pavlefshme për shkak se nuk kanë qenë origjinale, por të kopjuara.
(s.g/Balkanweb)
(s.g/Balkanweb)