Greqi, parlamentimiraton buxhetin '11me masa shtrenguese
ATHINE- Parlamenti grek miratoi buxhetin e vitit 2011 duke përfshirë edhe masat e kursimit, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe protestave të shumta në mbarë vendin. Buxheti i ri imponon ulje të mëtejshme të shpenzimeve dhe rritje të taksave, ashtu sic kërkon Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Buxheti i Greqise kaloi me 156 vota pro dhe 142 kundër. Ky buxhet synon të ulë deri në 7.4 përqind deficitin nga 9/4 përqind që është aktualisht. Kryeministri grek Jorgos Papandreu këmbënguli se masat e kursimeve të qeverisë së tij po funksionojnë. “Nuk do të lejojmë që Greqia të falimentojë. Në vitin 2012, vendi ynë do të nisë rritjen ekonomike . Nuk do ua japim kënaqësinë e falimentimit spekullatorëve të tregjeve” u shpreh Papandreu. Greva e punonjësve të transportit publik shkaktoi një ditë më parë një rëndim të paprecendetë të trafikut në kryeqytetin e Greqisë. Punonjësit protestuan kundër privatizimit dhe uljes së pagave. Rrugët e Athinës u bllokuan që dje në mëngjes nga automjetet e shumta private me të cilat qytetarët përpiqeshin të shkonin në vendet e punës.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)