E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu kërkon aksion ushtarak kundër Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Irani është vetëm disa muaj larg nga përftimi i një bombe bërthamore dhe se veprimi paraprak ushtarak është përparësi e preferueshme ndaj një Irani me armë bërthamore. Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të këmbëngulin se sanksionet ekzistuese ende mund ta bindin Iranin të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Kryeministri Netanyahu i tha një audience televizive amerikane se Irani është në 'vrapin pwrfundimtar' për një armë bërthamore.

"Ata janë shumë afër. Ata janë gjashtë muaj larg për të pasur uraniumin e pasuruar, që do të thotë 90 për qind e punës për një bombë bërthamore", tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit foli në televizionin NBC në programin “Meet the Press”, disa ditë pas qortimit të komunitetit ndërkombëtar duke thënë se ka dështuar të vendosë qartë "vijën e kuqe" në programin bërthamor të Iranit, që do të shkaktonte një reagim ushtarak.

Netanyahu përsëri argumentoi për një sjellje më agresive ushtarake ndërkombëtare ndaj Teheranit, duke thënë se veprimi paraprak është e keqja më e vogël mes dy të këqijave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›