E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Dashuria e Berishës për Kosovën, impresionuese për gjithë shqiptarët

Tiranë, 18 qershor, NOA Piloti shqiptar nga Kosova Xhejms Berisha, i cili ka vizituar 44 shtete në kuadër të nismës Unë fluturoj për Kosovën është takuar sot dhe me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kryetarja e Kuvendit e ka cilësuar aktivitetin e Xhejms Berishës si një nga lobimet më të veçantë për pavarësinë e Kosovës.

Vullneti dhe dashuria e admirueshme e pilotit Berisha për Kosovën dhe shqiptarët është impresionuese dhe një shembull frymëzimi për të gjithë, tha Topalli.

Piloti me origjinë nga Rahoveci, Xhejms Berisha, duke i shpjeguar Kryetares së Kuvendit projektin e tij, tha se nisma Unë fluturoj për Kosovën është një rrugëtim i gjatë ajror, deri tashmë në 44 shtete, ku piloti Berisha dhe mbështetësit e tij, takohen dhe me personalitetet më të larta të çdo shteti.

Piloti Berisha i shprehu Kryetares së Kuvendit falenderimet dhe mirënjohjen e thellë në emër të gjithë shqiptarëve të Kosovës , për lobimin dhe mbështetjen e përditshme, siç e cilësoi ai, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, në komunitetin ndërkombëtar.

Piloti Berisha dhe grupi i të rinjve nga Kosova që mbështesin nismën Unë flutoroj për Kosovën, i treguan Kryetares së Kuvendit, emocionet dhe përjetimet e jashtëzakonshme, që ky udhëtim botëror i jep atyre , edhe si një detyrim moral në respekt të sakrificës së popullit të Kosovës për pavarësi e prosperitet.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›