E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Jo shfrytzim pa kriter pasurive natyrore

Presidenti i Republikës Bamir Topi u takua në Podgoricë me homologun e Malit të Zi, Filip Vujanovic.

Të dy krerët morën pjesë në konferencën shkencore për liqenin e Shkodrës. Sipas Topit, liqeni është mundësi për rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike.

"Liqeni i Shkodrës është bashkim i kulturave dhe historisë së dy vendeve dhe tani edhe ëndrrës së përbashkët për integrimin", u shpreh Topi.

Sipas tij, koha për shfrytëzimet pa kriter duhet të marrë fund dhe përgjigja për zgjidhjet duhet të vijë vetëm nga shkenca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›