E Diel, 1 Nëntor 2026

Reeker takon Nishanin në Kroaci: Zgjedhjet, më të mirat të zhvilluara në Shqipëri

KROACI -Zëvendës/ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker i cilëson zgjedhjet e 23 qershorit si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan u bë gjatë një takimi me Presidentin e Repubikës Bujar Nishani në Zagreb.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e Presidencës, në takimin me Reeker, “Presidenti Nishani, pasi vlerësoi procesin zgjedhor, në tërësi, në përputhje me standardet evropiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dëshmojnë pjekurinë e popullit dhe klasës politike shqiptare dhe të demokracisë në vend”.

Presidenti Nishani dhe Ambasadori Reeker ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve të pavarura janë jetësore për një demokraci të shëndetshme dhe funksionale. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›