E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia nënshkruan traktatin e pranimit në BE

Kroacia ka nënshkruar sot traktatin e shumëpritur të pranimit, që do ta sjellë vendin në Bashkimin Evropian në vitin 2013, pas ratifikimit të traktatit nga legjislaturat e 27 vendeve anëtare të bllokut.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rampuj e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se Kroacia do të jetë një vëzhguese aktive në të gjitha forumet e BE-së derisa të bëhet anëtare e plotë.

Bisedimet e Kroacisë me BE-në për anëtarësim zgjatën plot shtatë vjet, për shkak mosmarrëveshjeve rreth territoreve të Kroacisë me vendin fqinj, Slloveninë, dhe për shkak të kërkesave të BE-së për të arrestuar të dyshuarit për krime lufte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›