E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozana Radi, kamarierja që fiton bukën e gojës

Prej disa kohësh aktorja Rozana Radi është prezantuar në filmin e saj më metrazh të shkurtër “Mira”. Por edhe pse i shkurtër, rruga që ka bërë filmi duket se ka qenë e gjatë. Në këtë film Rozi luan rolin e një kamariereje. Merrni ca kokoshka, fikni celularët dhe kujtoni që Festivali i Filmit të Shkurtër në Amerikë (në të cilin do të prezantohet filmi ku luan Rozana Radi), mban emrin e Roberto De Niros. Shqiptarja që do të njihet atje quhet Mira (e luan Rozana), është afër 30 vjeçe dhe është një grua e përkushtuar. Është viti 2008, jeton në Shqipëri dhe punon në banakun e një lokali të Tiranës, për të mbajtur fëmijët dhe familjen. Rozana është aktorja kryesore dhe luan përkrah aktorëve Tinka Kurti, Neritan Liçaj etj. Në vjeshtë ajo do ta shohë filmin si spektatore në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër, TIFF. Ka qenë një bashkëpunim i mirë me Dhimitër Ismajlin, artistin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do ta çojë në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër “Roberto De Niro” në SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›