E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Rezultati përfundimtar pas verifikimit të tabelave

30-06-2013 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit pas verifikimit dhe nxjerrjes së rezultatit për çdo zonë zgjedhore, në bazë të tabelave të rezultateve për çdo KZAZ. “Vetëm pasi të kenë ardhur tabelat e rezultatit të të gjitha KZAZ-ve te zonës zgjedhore përkatëse, KQZ përpunon rezultatin e ardhur dhe brenda 48 orëve miraton Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse”- tha Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së. Hoxhaj deklaroi se pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat e rezultateve për secilën zonë zgjedhore, subjeketet zgjedhore kanë 3 ditë afat kohë për të ankimuar vendimin e KQZ-së dhe Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore, KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›