Aksidentohet Fiati, vdesin 3 pjestarë të një familjeje. U shkrumbuan brenda makinës

GJIROKASTER-Një aksident i rëndë me bilanc 3 viktima ka ndodhur sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka shpërthyer pak pasi është përplasur.
News24 mëson se një automjet tip ‘Fiat’ me targa greke ZHI793 me 3 persona që udhëtonin në të është përplasur me bordurën e rruges sot pasdite rreth orës 17:00 në afërsi të fshatit Mashkullorë. Pak sekonda pas përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë duke djegur dhe personat që ndodheshin në të.
Viktimat e aksidentit janë vëllezërit Luan dhe Faik Mancellari, përkatësisht 62 dhe 57 vjeç, ndërsa i treti është Laurent Mancellari, djali i Luan Mancellarit.
Viktimat se dyshohej fillimisht se ishin emigrantë. Tepër i vështirë u be dhe identifikimi pasi gjithçka në automjet është djegur, përfshirë dhe dokumentacioni, por pas verifikimit në sistemin TIMS, u mësua se viktimat ishin banorë të Qafë Gjashtës në Sarandë.
Policia konfirmon se në momentin e aksidentit ka pasur dëshmitarë.
Zjarrfikëset në vendngjarje kanë shuar flakët që kishin përfshirë automjetin, por ka rezultuar në vështirësi të mëdha, në nxjerrjen e trupave të pajetë që mësohet se janë shkrumbuar tërësisht.
Dëshmitari
Një dëshmitar ka treguar për korrespondenten nga Gjirokastra, Eri Baco se ka parë aksidentin dhe ka shpejtuar të ndihmojë ata persona që u përplasën. “Në moment mbërrita tek makina e aksidentuar hapa derën dhe pashë që të tre personat kishin vdekur, nuk kishte shenja jete. Në dy vendet e para ishin ulur 2 meshkuj, njëri prej tyre djalë tepër i ri në moshë. Por në këto caste makina nisi të nxirrte tym dhe mori flakë. Unë dhe të tjerë që u afruam, nxituam të largoheshim me shpejtësi sepse makina shpërtheu në flakë”, tha dëshmitari që ndodhi rastësisht në vendin e ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Tiranë, motori përplas një grua bashkë me dy fëmijët e saj Tiranë, furgoni përplas motorrin, plagosen 2 persona