Kroati Josif Kuzhe pranë stolit të kombëtares shqiptare
Tiranë - Josif Kuzhe është kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Ky konkluzion vjen për faktin se tekniku kroat është i vetmi i cili ka pranuar të bisedojë shtruar me drejtuesit e FSHF-së në zyrat e kësaj të fundit.
Ndërkohë, burime pranë federatës bëjnë të ditur për mediat se me Kuzhen janë duke u biseduar detajet e fundit të kontratës. Josif Kuzhe ka qenë një nga futbollistët më të shquar të Dinamos së Zagrebit në vitet 70-të.
Pas karrierës futbollistike, Kuzhe ka qenë trajner i disa skuadrave në Kroaci, mes të cilave edhe Dinamo e Zagrebit dhe NK Zagrebit. Në vitin 2007 Kuzhe ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Ruandës.