E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, dhjetëra të plagosur nga shpërthimi i bombolës

Eskishehir - Dhjetëra persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Eskishehir, qytet në Turqinë qendrore. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “CIHAN”, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në katin e parë të një ndërtese tre katëshe.

Mes të plagosurve ndodheshin rastësisht edhe dy punonjës të policisë. Bombola e gazit përdorej për furrën e nja pastiçerie, e cila ndodhej në katin e nëndheshëm të ndërtesës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›