E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroker, ambasadori i ri amerikan në Kabul

Senati amerikan sot ka konfirmuar Rajan Kroker, si ambasador i ri në Afganistan. Ligjvënësit amerikanë kanë aprovuar emërimin e Krokerit me unanimitet, një javë pasi Presidenti amerikan, Barak Obama, bëri publik planet e tij për zvogëlimin e trupave amerikane nga Afganistani.

Kroker e njeh Afganistanin mirë, pasi ka qenë pjesë e ekipit që ka rihapur ambasadën amerikane në Kabul, në vitin 2001 pas largimit nga pushteti të talibanëve.

Kroker ka shërbyer si ambasador në Siri, Liban, Kuvajt si dhe Pakistan ndërsa së fundi ka qenë i dërguari amerikan në Irak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›