Hugo Chavez është i sëmurë me kancer

Mesa duket vizita e përfolur e liderit venezuelian Hugo Chavez në Kubë, nuk ka qënë vëtëm për ti bërë vizitë liderit komunist Fidel Kastro. " I jam nën shtruar një operacioni në Kubë për të hequr një masë tumoriale dhe jam drejt rikuperimit të plotë" ka thënë Chavez gjatë një fjalimi. "Ata konfirmuan se kisha një masë të huaj me qeliza kancerogjene, e cila kërkontë një ndërhyrje për të hequr masën tumoariale" tha Chavez në evimentin për nder të Simon Bolivar.
Mediat e përshkruanin si të një fjalim shumë herë më me emocione nga lideri socialist dhe gjëndja e tij nuk dukej aspak mirë, ndërsa në disa mediat të tjera thonë se gjëndja e Chavez mund të jetë edhe më e rëndë se sa thuhet zyrtarisht.
" Operacioni nuk pati komplikacione, dhe progresi im ka qënë i kënaqshëm, ndërkohë që jam duke marrë një trajtim komplet që të luftoj të gjitha llojet e qelizave të rrezikshme, që janë gjetur në trupin tim, duke siguruar kështu shërimin tim të plotë" ka vazhduar më tej Chavez.
Lideri socialist ka siguruar disa herë se tani është në rrugën e një shërimi të plotë, ndërsa ka falenderuar të gjithë mbështetjen që i është dhënë nga bashkëkombasit e tjerë venezuelianë. Analistët vendas kanë deklaruar se kjo gjëndje mund të përkeqësojë edhe situatën politike të Chavez. Sipas tyre mungesa e tij në arenën politike mund të sjellë konflikte mes aleatëve të tij, ndërsa shumë shpejt mund të sjellë thirrje për zgjedhje të reja nga partitë e tjera kundërshtare. Mjekët kanë e kanë këshilluar Chavezin që të rikthehet në drejtimin e shtetit në momentin që ai do të ketë një rekuperim të plotë të shëndetit. Ndërkohë që për shumë kohë mbështetësit e liderit venezuelian kishin hedhur poshtë zërat për ekzistencën e një kanceri, duke i cilësuar ato si një trillimim të opozitës.