Kronika e dites feminilizon ballinat e te perditshmeve
Ne faqet e para te gazetave te sotme kish vetem portrete femrash dhe kjo nuk ka ardhur vetem prej nje perputhjeje tekash apo zgjedhjesh editoriale por edhe prej vemendjes se natyrshme qe gazetaberesit i kane kushtuar kronikes se zeze te nje dite me pare kur kane gjetur vdekjen dy gra Eleni Basho laborante ne Shkoze 36 vjec dhe Megi Jokici dentiste 25 vjec. Shqipi kish ne faqe te pare foton e Megi Jokicit dhe ndash ne kuader te kronikes politike ndash foton e Ina Rames. Shekulli kish gjithashtu foton e Megit per te cilen thote se eshte e afermja e nje zv.ministri te rendit dhe te Jozefina Topallit te ngucur mes Berishes e Topit. E gjithe faqja e pare e shqiptares.com ishte zene nga fotoja e 25 vjecares qe vdiq thjesht sepse ish ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar. Gazeta Mapo kish foton e Eleni Bashos por me te madhe kish foton e Jonida Maliqit qe qenka bere me djale. Gazeta Shqiptare kish foton e Megi Jokicit te Jonida Maliqit dhe te Vera Grabockes. Panorama ish idem me Gazeten Shqiptare por pa Vera Grabocken.
Re.Pu./respublica.al
Re.Pu./respublica.al