Kroninka
13/04/2009 Emigrantët festë në atdhe
Zbarkojnë 3 mijë udhëtarë në portin e Durrësit
DURRES- Festimi tradicional i Pashkëve katolike ka sjellë në portin e Durrësit nëntë tragete në dy ditë. Të shtunë e të diel janë përpunuar afro 13 mijë shtetas pjesa më e madhe emigrantë që vinin për të kaluar Pashkët në shtëpitë e tyre. Kapitaneria në portin e Durrësit ka bërë të ditur se ditën e shtunë janë përpunuar pesë tragete, prej të cilëve 3 tragete të linjës nga Bari drejt Durrësit. Fluksi i madh në terminalin e trageteve ka vijuar gjatë gjithë mesditës të së shtunës e të së dielës ngase tragetet kanë mbërritur njëri pas tjetrit pa vonesë. Moti ka favorizuar lundrimin dhe për këtë arsye tragetet janë ankoruar në kalatën e tyre rreth orës 8.30 deri në ora 11.30 të linjës nga Bari dhe në mesditë ato të mbërrijnë nga Ankona e Trieste. Më së shumti janë emigrantë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova që kanë rezidencë pune e qëndrimi në shtetin fqinj, të cilët kanë mbushur tragetet e linjave. Në dallim nga të gjitha vitet e tjera sivjet thuhet se numri i udhëtarëve të mbërritur nga portet e shtetit fqinj, për festimin e Pashkëve në Shqipëri ka qenë shumë më i madh. Me tragetet e këtyre linjave kanë lundruar drejt Durrësit edhe shtetas të huaj për qëllime turizmi. Xh. Gradica
Ndotja sërish e lartë në qarkun e Durrësit
Ndërkombëtarët fonde
për projektet mjedisore
DURRES- Ndotja mjedisore në qarkun e Durrësit ka tërhequr vëmendjen e organizmave autoritare ndërkombëtarë, të cilët janë treguar të gatshëm të ofrojnë fonde për hartimin e projekteve si dhe zbatimin e tyre. Ndërsa ka disa vite që qarku përfiton fonde në drejtim të hartimit të projekteve, ajo që vë në diskutim efektivitetin e tyre ka të bëjë me detyrimet që rrjedhin për të bllokuar ato fabrika e punishte, të cilat kanë mbështetje nga politika. 362 mijë euro vetëm për projektin e menaxhimit të mbetjeve urbane në brigjet që lagen nga Deti Adriatik janë afruar në një periudhë shumë të shkurtër. Për një pjesë të specialistëve ndotja industriale është shkaku kryesor që duhet të nxisë bashkëpunimin në projektin e vendeve të rajonit, për të tjerë ndotja është pasojë e mungesës e vëmendjes së duhur dhe e dëshirës nga administratat e rajoneve që lag Adriatikut. Vëzhguesit e huaj pasi kanë studiuar problematikat në qarkun e Durrësit për sa i përket ndotjes, kanë nxjerrë në pah se qarku ka së paku 15 vatra të ndotura dhe që rrezikojnë seriozisht. Specialistët e huaj sipas burimeve janë shprehur skeptik në adresë të një përballje me të keqen në këtë qark. Shumë nga fabrikat e përfshira në hartën me risk të lartë ndotjeje janë ose pjesë e investimeve dhe fitimeve të personave, të cilët kanë pasur apo edhe kanë pushtet, ose të rrjeteve që kanë krijuar monopole me lidhje të forta. Specialistët mendojnë se një pjesë e fabrikave kanë teknologji të prapambetur dhe kjo ka rritur jo vetëm riskun e ndotjes mjedisore, por edhe kërcënimin e popullatës nga sëmundje kancerogjene. Xh. Gradica
Në kërkim një tjetër
Kapet autori i dytë
i granatës në Selenicë
VLORE- Është arrestuar dhe personi i dytë dhe më i rëndësishëm i ngjarjes që shënoi tre të plagosur në Selenicë të qytetit të Vlorës. Romeo Rustemi është prangosur mbrëmjen e djeshme në një banesë në qytetin e Tiranës, disa orë pasi kishte kryer dhe krimin. Sipas policisë, ai është dhe personi i cilësuar si autori i hedhjes së granatës dhe për këtë arsye pas hetimeve intensive, edhe pse kishte arritur të largohej dhe të shpëtonte prej qytetit të Selenicës ai është prangosur në tiranë. Sipas bluve të Vlorës, Rustemi është larguar së bashku me të afërmin e tij Mikel Harizaj, i cili nuk është kapur ende, në drejtim të zonës së fshatrave të Vlorës që lidhem me Mallakastrën dhe pikërisht në atë zonë kanë arritur të hipin në një automjet deri në Tiranë. Sipas policisë, nuk bëhet i ditur nëse edhe personi i tretë, një prej vëllezërve Harizaj është larguar së bashku me Rustemin, për shkak të hetimeve, por sipas të njëjtave burime, së shpejti pritet dhe arrestimi i tij, por më i rëndësishmi si autor i kësaj ngjarjeje tashmë qëndron i prangosur në komisariatin e Vlorës, pasi është sjellë prej atyre të Tiranës. Ngjarja ka nisur në orët e mbrëmjes së të premtes ku të rinjtë kanë qenë duke pirë në një prej lokaleve në qendër të qytezës së Selenicës ku dhe kanë filluar grindjen. Për një moment një prej të rinjve që ishte përfshirë në konflikt, në momentin kur pala kundërshtare ka qenë duke dalë nga lokali ka hedhur një granatë jashtë tij, zonë e cila është në qendër të qytetit duke lënë të plagosur Ervis Alushin, Gentian Abazin dhe Edison Ademin. Dh. Spiro