Gerti Bogdani, kreu i ri i FRPD-së, rrëfen objektivat e PD-së për rininë
13/04/2009 “Rinia është një nga prioritet e mazhorancës në mandatin e dytë”
Partia Demokratike synon të afrojë sa më shumë pranë vetes të rinjtë shqiptarë. Në turin që po zhvillon Kryeministri Sali Berisha nën sloganin “Shqipëria po ndryshon”, po përpiqet jo vetëm të tregojë arritjet e qeverisjes së viteve të fundit, por dhe të tërheqë pranë PD-së sa më shumë të rinj. Kështu, gjatë vizitës së tij në qytetin juglindor të Korçës shefi i ekzekutivit, njëherësh edhe i PD-së, ka prezantuar Gerti Gogdanin si drejtuesin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Vetë Bogdani ka rrëfyer dje se rinia shqiptare përbën një prioritet të mazhorancës së djathtë. “Të rinjtë kanë qenë prioritet i qeverisë aktuale, por do të jenë edhe gjatë mandatit të dytë qeverisës të Partisë Demokratike”, - ka thënë ai. Bogdani tregon se në programin qeverisës të forcës politike që përfaqëson është arsimi i të rinjve shqiptarë. Sipas tij, gjatë viteve të fundit të qeverisjes së vendit nga koalicioni i mazhorancës së djathtë është punuar shumë përmes reformave dhe investimeve në fushën e arsimit. Ai thotë se në katër vjetët e ardhshëm, në mandatin e dytë qeverisës të PD-së, prioritet do të jetë krijimi i të gjitha kushteve për një arsimim sa më komod.
Prezantimi i Gerti Bogdanit në krye të FRPD-së është bërë nga Kryeministri Berisha gjatë vizitës në Korçë. Berisha ka deklaruar në takimin që pati me të rinjtë korçarë se Bogdani është njëri prej tyre. “Gerti Bogdani është njëri prej jush, njeri i ndershëm dhe i përkushtuar. Kudo që shkoi, ai na përfaqësoi me dinjitet. Gerti studioi në njërin nga universitetet më të njohura të Shteteve të Bashkuara dhe doli i pari në një mijë studentë. Ai u kthye nga dashuria e madhe për ju dhe për Shqipërinë, për të ecur së bashku drejt Shqipërisë në Bashkimit Evropian, drejt Shqipërisë së zhvilluar”, - ka deklaruar Berisha gjatë prezantimit të kreut të ri të forumit të të rinjve demokratë. Bogdani deri pak ditë më parë ka qenë zëdhënësi i PD-së. Ai dha dorëheqjen nga ky post për të vazhduar angazhimet e tij politike në drejtimin e FRPD-së.