E Diel, 1 Nëntor 2026

Kronologji rrenqethese e viktimave qe tronditen nje komb 8 jete qe u shuan tragjikisht

Ajo qe nuk dime eshte se kush eshte fajtori i kesaj katrahure aksidentesh qe ta kapim ta kycim ta izolojme qe te gjendet zgjidhja te shpetojne te tjeret dhe veten

E diel 26 dhjetor 2010 NOA/ Arjola Ymeraj - Tronditese eshte zbardhur dita e sotme vdekja ndolli mizorisht vdekje te tjera. E ndersa uruam qe aksidenti i pare qe ndodhi oret e para te dites se sotme ku 3 femijet e familjes Kola gjeten vdekjen te ishte i fundit fati ishte kokeforte.

Aksidenti i pare ndodhi ndersa makina me targa Kruje ku udhetonte babai me tre femijet e tij eshte perplasur me nje automjet me targa te huaja qe sapo kishte dale nga nje rruge dytesore e fshatit Borizane.

Ishin tre te mitur qe hapen plage Viola quhej vajza 6 vjecare Griselda ishte tjetra 12 vjec dhe Gerald Kola ishte djali 9 vjec i cili mbylli trion e dhimbshme te tragjedise kesaj familjeje.

Fati ka kursyer jeten e Anton Koles 40 vjec i cili megjithate ndodhet ne gjendje teper te rende ne spitalin ushtarak ne Tirane.

Ky ishte bilanci i aksidentit te pare per te vijuar me pas me nje tjeter aksident te dhimbshem ne jug te Shqiperise 53 vjecarja Diamanta Merko u aksidentua pasditen e sotme teksa po kalonte ne uren e Leklit ne Permet dhe si pasoje e aksidentit humb jeten.

Aksidenti i trete ishte perplasja e dy makinave me targa te huaja ne aksin rrugor nacional Peqin-Elbasan ku humben jeten 3 persona dhe u plagosen 3 te tjere.

Viktimat e ketij aksidenti te rende ishin Agim Salliu 40 vjec dhe Bernarda Dibra 18 vjec kane gjetur vdekjen menjehere e me vone 22 vjecari Alban Hokja ka humbur jeten duke mos i bere balle demtimeve qe kishte marre nga aksidenti.

Por pasojat e ketij aksidenti nuk perfundojne me kaq pasi te plagosur rende vazhdojne te jene 52-vjecarja Samie Salliu dhe 25-vjecari Klodjan Greca.

Ndersa me rende paraqitet gjendja e 19-vjecares Arjola Balla e cila ndodhet ne koma dhe eshte transportuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Per ta mbyllur kete raportim te trishte te fundjaves festive me permasa tragjike me shpresen per te mos patur tjeter rast aksidenti i katert ishte ai i ndodhur naten e mbremshme.

Ne rrugen nacionale Lushnje-Fier 55 vjecari Ylli Abdurrahmani po ashtu gjeti vdekjen ne nje aksident i cili erdhi teksa ai si kembesor u perfshi nga rrotat e nje makine.

Ajo qe nuk dime eshte se kush eshte fajtori i kesaj katrahure aksidentesh qe ta kapim ta kycim ta izolojme qe te gjendet zgjidhja te shpetojne te tjeret dhe veten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›