E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronologjia e përplasjeve mes PD-së dhe PS-së

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë sot pasdite një seancë për të vendosur për ngritjen e komisionit hetimor që do të bëjë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Deputetët socialistë do të jenë sot prezent në seancën parlamentare.
Deputetët socialiastë do të zhvillojnë sa më shumë diskutime, si edhe deputetët e mazhorancë, ku secila palë do argumentojë qendrimin e saj rreth mënyrës se si duhet të hetohen zgjedhjet.
Socialistët presin që demokratët të tërhiqen nga pozicioni kundërshtues të variantit të PS-së, i cili kërkon hapjen e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore.
Socialistët pas betimit në Kuvend depozituan projektligjin i cili do t'i lejonte atyre hetim të pakufizuar parlamentar për zgjedhjet brenda një afati kohor që mund të zgjaste dy vjet. Kjo nismë ndëmjetësoi pjesëmarrjen e deputetëve socialistë në Komisionin Parlamentar, ku kjo kërkesë në parim u pranua nga mazhoranca , por u rrëzua nen për nen përmes amendimeve që demokratët paraqitën në komision.
Ditën e djeshme, Komisioneri për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle, i kërkoi klasës politike të gjejë një zgjidhje para 19 marsit, vizitës së tij dhe që klasa politike të çojë përpara refromat e duhura.
Më herët, edhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Pierre Mirel kërkoi zgjidhje deri në datën 18 mars, që ditën e mbërritjes së Fule, të jetë një situatë e qartë dhe e vendosur.
Komisioneri Fule do të takohet me Presidentitn Topi, kryeparlamentaren Topalli, kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›