E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa: S'ka ligj që pengon hetimin, maxhoranca s'ka vullnet politik

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafa theksoi se nuk ka asnjë akt ligjor që ndalon ngritjen e komisionit hetimor por se e vetmja pengesë është mungesa e vullnetit politik të maxhorancës.
Duke folur në seancën e sotme plenare Xhafa theksoi se nuk ka asnjë normë juridike që pengon që të hapen kutitë e materialeve duke shtuar se Partia Socialiste me hetimin e zgjedhjeve kërkon një transparencë të plotë.
Ai shtoi gjithashtu se me ngritjen e një komisioni hetimor Partia Sociliste nuk synon të ngrejë akuza penale për askënd dhe të rishikojë vendimet që janë marrë nga kolegji zgjedhor por të evidentojë problematikat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›