E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronologjia e privatizimit te ekspozites

Ne deklaraten per shtyp ish-ministri i Ekonomise zoti Ruli pretendoi se Top Channel qe kryhen nje pjese te aktivitetit te tij ne ambjentet e ish-ekspozites Shqiperia Sot ka qene njoftuar shume kohe me pare per privatizimin e ketij objekti.

Por leterkembimi zyrtar me ministrine e zotit Ruli sic eshte bere publik edhe nje vit me pare tregon te kunderten.

Top Channel i ka kerkuar ketij dikasteri informacion per privatizimin e ish-ekspozites qe prej shtatorit te vitit 2008.

Kerkesa per tu vene ne dijeni per ecurine e procesit te shitjes se ish-ekspozites eshte perseritur serish ne dhjetor te vitit 2008 dhe me pas ne 3 mars te vitit 2009.

Por kerkesat e Top Channel jane injoruar nga Ministria e Ekonomise. Dhe vetem ne mars te vitit 2009 Top Channel lajmerohej per here te pare se ministria kishte nisur proceduren e privatizimit fare pak muaj perpara se po zoti Ruli te firmoste ne diten e fundit te mandatit si minister perfundimin e privatizimit dhe te kerkonte zgjidhjen e kontrates.

Nje tjeter fakt i rende qe cenon procesin eshte se Ministria e Ekonomise ne kohen qe drejtohej nga zoti Ruli nuk i eshte pergjigjur as kerkeses se Top Channel per te marre pjese sikunder e parashikon ligji ne privatizimin e ish-ekspozites edhe pse kishte plotesuar kriteret ligjore te kontrates se lidhur me ministrin e Ekonomise per kryerjen e investimit dhe numrin e punonjesve.

Por zot Ruli vendosi prishjen e njeanshme te kontrates duke privatizuar befas ambjentet ku Top Channel prej disa vitesh prodhon disa nga programet me te spikatura te tij.

Top Channel vazhdon ti paguaje ne menyre te rregullt qerane sipas kontrates Ministrise se Ekonomise nderkohe qe ndodhet ne proces gjyqesor per ceshtjen e privatizimit me kete dikaster.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›