E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pergenjeshtron Selmanllarin

Ka pohuar apo jo biznesmeni Rrahman Selmanllari ne prokurori se kompania Vision Construction i ka dhene biznesmenit Dritan Avllaj i njohur si Tan lepri 20 per qind te aksioneve per te siguruar lejen e ndertimit prane bashkise se Tiranes

Mediat ofruan informacione te ndryshme pasi Selmanllari doli nga prokuroria. Disa duke iu referuar prokurorise njoftuan se Selmanllari ka pohuar se ka patur vetem marredhenie biznesi me Avllajn.

Ndersa te tjera duke iu referuar vete Selmanllarit njoftuan se ai u ka thene prokuroreve se kishte dorezuar aksionet per te fituar lejen e ndertimit.

Deklarojme se deshmia e klientit tim per prokurorine e Tiranes vijon Zoti Avllaji ka kerkuar 20 per qind te aksioneve ne kembim te studimit te zones dhe nje lejeje te ndertimit. Kerkesa eshte bere pasi Avllaji ishte paraqitur si mik i kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama ka deklaruar avokati Genc Gjokutaj.

Por drejtuesi i njesise task force dhe prokuroret qe moren ne pyetje biznesmenin Selmanllari deklaruan se ai nuk ka deklaruar qe ka dhene aksione apo rryshfet ne kembim te ndonje lejeje ndertimi.

Nese do ta kishte bere per prokuroret e ceshtjes ai do te merrej i pandehur ne baze te nenit 37 te Kodit te Procedures Penale qe denon si ate qe merr ashtu edhe ate qe jep rryshfet.

Te detyruar nga ajo qe u be publike sot ne funksion te sqarimit te opinionit publik jemi te detyruar te themi se ajo deklarate e bere publike nuk qendron dhe eshte e pavertete. Ne jemi te detyruar qe per te mos cenuar sekretin hetimor te mos bejme publik aktin procedurial. Por nese do jete e nevojshme ne nje moment te dyte do ta rivleresojme dhe mund ta bejme publik aktin. Nese do ishte ndryshe neni 37 i Kodit te Procedures Penale thote kur para organit procedues nje person qe nuk eshte marre si i pandehur ben deklarime nga te cilat dalin te dhena per inkriminimin ne ngarkim te tij autoriteti procedues nderpret pyetjen duke e paralajmeruar se pas ketyre deklarimeve mund te zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton te caktoje nje mbrojtes. Deklarimet e meparshme nuk mund te shfrytezohen kunder personit qe i ka bere ka deklaruar grupi i prokuroreve.

Prokuroria nga ana tjeter ka nenvizuar edhe faktin se avokati qe paraqitet si mbrojtesi ligjor i Rrahman Selmanllarit Genc Gjokutaj nuk ka qene i pranishem ne seancen ku u mor ne pyetje Selmanllari per sa kohe ai ishte thirrur ne cilesine e deklaruesit dhe prania e avokatit nuk ishte e nevojshme.

Po keshtu prokuroret shtuan se nese zoti Selmanllari do te deklaroje vete ne te ardhmen se ka dhene rryshfet atehere ai duhet te perballet edhe me akuzen e deshmise se rreme ne prokurori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›