E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Heqja e vizave procesi drejt fundit

Gjate nje takimi te oficereve nderlidhes policore te vendeve te BE-se te akredituar ne vendet e Ballkanit ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi se Shqiperia shpreson qe nen presidencen belge te BE-se te marre formen e plote vendimi per heqjen e vizave.

Basha e ka cilesuar perzgjedhjen e Tiranes per kete takim si nje bashkepunim te Shqiperise dhe vendeve te rajonit me BE-ne ne luften kunder krimit te organizuar. Gjihashtu ministri i Brendshem u shpreh se procesi i hejqes se vizave po i afrohet fundit.

Procesi i heqjes se vizave te cilit po i afrohet fundi ka qene teresisht nje proces i mbeshtetur ne performancen dhe arritjet e pales shqiptare. Asnje aspekt i ketij procesi nuk ka qene fiktiv dhe vendimet pozitive sic ishte ai i djeshmi i Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian sanksionojne ne fakt jo vetem vullnetin e mire te Brukselit zyrtar por sanksionojne ne te njejten kohe edhe performancen e plote dhe te kenaqshme te Shqiperise ne luften kunder krimit dhe si nje partner i devotshem i Bashkimit Europian deklaroi Basha.

Basha shtoi se policia shqiptare ka vullnetin per te bashkepunuar me te githa vendet partnere ne luften kunder krimit te organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›