E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti i pergjigjet ne Abc News Avramopulos

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti i quan naive, jashtë llogjikës dhe aspak normale reagimet e homologut grek Dimitris Avramopulos pas festimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Në një intervistë në abc neës, Panariti bën apel për homologun e tij të mos bjerë pre e retorikës nacionaliste, e cila merr përparësi, në veçanti kur një shtet gjendet në situata të vështira, siç po ndodh me Greqinë.
Sipas kreut të diplomacisë shqiptare fjala bashkim nuk sjell asnjë të keqe për fqinjët, por apeli bëhet për të promovuar lëvizjen e lirë. Ai shtoi se marrëdhëniet me Greqinë duhet të vijojnë.

Gjithashtu Panariti ka theksuar se integrimi i vendeve te Ballkanit duhet të jetë i pandalshëm dhe i vazhdueshëm dhe ka apeluar për fuqizim të faktorit shqiptar në rajon.

Përsa i takon rezolutës së PDIU-së për çështjen çame Panaritit tha se e ka trajtuar atë edhe në takimet e tij zyrtare.

Në bisedën e tij në studion e abc neës shefi i diplomacisë u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve përsa i takon rolit të Shqipërisë në rajon, abstenimit në OKB, hetimit të Karka del Pontes dhe lirimit të Haradinajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›