OSSH: 7 mln euro për nënstacionit e Kasharit
OSSH po investon 7 milionë euro për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit të Kasharit. Pas përfundimit të punimeve, do të furnizohen normalisht me energji, zona industriale në autostradën Tiranë-Durrës, Kamza dhe Unaza e re.
TIRANE- 7 milion euro po investohen nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për rikonstruksionin e nënstacionit të Kasharit, prej të cilit furnizohet aktualisht me energji zona industriale në autostradën Tiranë-Durrës. Ekspertët e OSSH-së shpjegojnë se pas montimit të impiantit të ri 20 kilovolt dhe paisjeve të tjera fuqizuese nga ky nënstacion do të furnizohen normalisht me energji elektrike edhe zona e Kamzës dhe Unaza e Re e kryeqytetit.
Paralelisht me nënstacion e Kasharit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po punon edhe për fuqizimin e nënstacionit të Selitës, rikonstruksioni i plotë i të cilit do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit me energji disa të disa zonave në kryeqytet si Tirana e Re, ish Blloku, Komuna e Parisit, Selita dhe Sauku. (a.r/news24/balkanweb)