Rivalitet brenda PD-së. Topalli i fik mikrofonin ministrit Basha
TIRANE-Replika dhe nervozizëm mes deputetëve të mazhorancës në sallën e Kuvendit gajtë seancës parlamentare që u zhvillua mbrëmë. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli i ka ndërprerë fjalën ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Incidenti në sallën e Kuvendit ndodhi gjatë kohës së diskutimit për miratimin e pr/buxhetit 2010, pikërisht gjatë kohës kur ministri Basha po fliste kundër Edi Ramës, i cili sipas tij kishte lobuar në Bruksel kundër liberalizimit të vizave. Topalli ka kërkuar të ndërpresë fjalën pasi koha e tij kishte mbaruar.Jo vetëm kaq por kur Basha ka nisur të flasë pasi ka kërkuar dhe një minutë kohë, i është mbyllur mikrofoni. Pas kësaj Basha ka vazhduar të flasë për deputetët e Kuvendit por deklarata e tij në vazhdim nuk është dëgjuar në tv.
Kjo është hera e parë që nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha shfaqin hapur rivalitetin përballë njëri tjetrit. Rivaliteti mes tyre është shfaqur dhe më parë. Gjatë një interviste televizive Topalli ka cilësuar barcaleta zërat që vendosin Bashën si pasardhës të Berishës.
Replika
Basha :Nëpërmjet dezinformimit të tyre kanë pasur si qëllim kryesor politik pengimin ose vonimin e procesit të liberalizimit të vizave, c’ka është interpretuar gjerësisht nga intelokutorët e mi, por dhe të kolegëve të mi në këtë kabinet, si një përpjekje e qartë për të vënë në funksion të agjendës së ngushtë të politikës së zotit Rama një qëllim kaq madhor për cdo shqiptar sic është ajo e liberalizimit të vizave.
Ndërhyn Topalli : Zoti ministër ka mbaruar koha.
Basha: Edhe një mintuë zonja kryetare.
Topalli: Mbylleni se ka mbaruar koha.
Basha ( vazhdon të flasë) Gjej rastin..... ( Bashës i mbyllet mikrofoni. Nuk dëgjohet më zëri i tij.
Më pas Bashës i ndizet sërish mikrofoni dhe pa mbaruar fjalinë, ndërhyn sërish Topalli: Ju lutem zoti ministër e kanë fjalën të tjerët. Faleminderit. Zoti Tritan Shehu keni fjalën.
Basha i kthehet Topallit, dhe i thotë dicka (nuk dëgjohet pasi mikrofoni është i mbyllur), qëndron dhe për pak në podium dhe më pas u largua drejt karriges së tij.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)