E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, një 14-vjecar i zhdukur prej 3 javësh familja apel në News 24

KRUJë- Një 14-vjecar nga Kruja është larguar nga shtëpia e tij pa dijeninë e prindërve dhe prej tre javësh nuk ka asnjë njoftim për të. Familja Lena ka denoncuar pranë redaksisë së News 24 largimin e djalit të tyre Leonard Lena, i cili është hera e dytë që kryen një veprim të tillë.

Sipas familjarëve 14-vjecari është larguar tre javë më parë për të shkuar në plazhin e Shëngjinit në Lezhë, por nuk është kthyer më në shtëpi. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë pasi largimi pa dijeninë e tyre i ka bërë ata të dyshojnë për veprim të përsëritur.

Familja e përbërë prej 5 anëtarësh e cila jeton në Thumanë të Krujës, ka shprehur dyshimet se djali i tyre mund të jetë në një zonë plazhi ashtu sikurse ka ndodhur dhe gjatë largimit të parë tij, ku pas denoncimit të News 24 e pas kërkimeve nga policia ai u gjet në një lokal në Durrës.

I vetmi njoftim që kanë prindërit është se sipas fqinjëve të tyre 14-vjecari është parë një ditë pas largimit të tij në zonën e stacionit të trenit në Tiranë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›