E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtronte se do martohej me aktoren dënohet 24-vjecari

LOS ANGELES- Duket e cuditshme por është e vërtetë. Aktorja Jennifer Aniston, ka fituar një gjyq kundër një djali 24-vjecar i cili kishte përhapur lajmin se do të martohej me të.

Gjykata e Los Angeles ka vendosur që Jason Peyton, 24-vjec duhet që të rrijë më shumë se 70 km larg aktores 41 vjeçe për tri vjet dhe mos të përpiqet që të kontaktoj më të.

Ai po ashtu duhet që të rrijë larg nga punëtorët, agjentët dhe menaxherët e saj që punojnë në rezidencën e Aniston.

Sipas akuzës djaloshi ka vozitur me makinën e tij në tërë SHBA muajin e kaluar ku thoshte se do të martohej me Jennifer, për të cilën ai thotë se ishte e dashura e tij.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›