Peshkatarët shqiptarë shpëtojnë nga mbytja studentin serb
PODGORICE- Peshkatarët shqiptarë kanë arritur të shpëtojnë nga mbytja një shtetas serb të cilin dallgët dhe rrjedha e kishin rrëmbyer nga ujrat malazeze dhe kishte hedhur në ujrat territoriale shqiptare, një ditë pasi ishte zhdukur në detin e trazuar në deltën e lumit Buna afër Ulqinit.
Dusan Kekic, 23 vjec student në mjekësi nga Beogradi kishte qenë duke luajtur volejboll me katër shokët e tij kur papritur dallgët dhe rrjedha e kishte marrë me vete larg plazhit Ada Bojana, afër Ulqinit, në jug të Malit të Zi, i njohur si plazh nudistësh.
Gazeta malazeze Vijesti thotë se turisti serb kishte arritur të shpëtohej pas 24 orësh qëndrim në det.
Tre prej shokëve të tij kishin arritur të shpëtoheshin nga një varkë turistesh, ndërsa 23 vjecarin e kishin marre dallget, ndërsa mbahej nga një top.
“Topi më shpëtoi, pa atë unë do të isha mbytur”- ka thënë Kekic, citon Vijesti,.
Ai tregon se ishte përpjekur të qëndronte i qetë dhe të përpiqej të arrinte brigjet disa herë por rrjedha, era dhe dallgët nuk e lejonin. Kishte rënë nata dhe ai e kishte gjetur veten mbi një top në mes të detit.
“Mendoja për gjërat që më pëlqenin, dhe pëshpërisja këngët që më pëlqenin"- tregon i riu.
Djaloshi kishte notuar rreth 20 km në jug, përgjatë kufirit detar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe të dielën në mëngjes ishte dalluar nga peshkatarët shqiptarë.
“Nëse ato do të vinin më vonë, besoj se do të kishte qenë shumë vonë për mua. Isha shumë i lodhur”- ka thënë Kekic duke shtuar se ishte shpëtuar nga peshkatarët shqiptarë në afërsi të Lezhës. Të nesërmen, (të hënën) 23 vjecari është kthyer në Mali të Zi për të vazhduar pushimet.
Media thonë se të shtunën në bregdet kanë qenë rrymat detare shumë të fuqishme dhe në Adën e Bunës janë shpëtuar pesë turistë.
(s.g/BalkanWeb)