E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin takimet në presidencë, Rama e Berisha në takime të ndara me Topin

Në Presidencë kane nisur takimet qe synojne zgjidhjen e krizes politike. Ne oren 10:00 te paradites ne ambjentet e presidences ka mberitur kreu i delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan dhe Manuel Montobbio, ambasadori i Spanjes, vend qe mban presidencen e radhes se Bashkimit Europian. Takimi mes tyre dhe Topit ka perfunduar rreth ores 11.00. Nderkohe ne mesdite kreu i shtetit ka pritur fillimisht kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama ndersa rreth ores 14:30 do te takohet me kryeministrin, Sali Berisha.

Takimet e sotme vijne pas nisjes se negociatave qe diten e shtune, pas te cilave serish kryeministri Berisha eshte shprehur se nuk do te shkele vendimet e gjykatave, ndersa kryesocialisti Rama ka kembengulur per hapjen e kutive te 28 qershorit.
Azhornuar së fundi ( e martë , 16 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›