E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, sekuestrohet arsenal armësh

KRUJë- Sekuestrohet arsenal armësh në Krujë, në banesën e 52 vjecarit Sulejman Hoxha. Ky i fundit shpallet në kërkim nga blutë e Krujës, të cilët gjatë operacionit policor “Brava”, gjetën e sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni të cilat, 53 vjecari që nuk gjendej në banesë i mbante ato pa leje.

Armët e sekuestruara janë dy automatikë kallashnikov dhe dy pushkë të llojeve të ndryshme. Ndërsa municionet e sekuestruara janë 490 copë fishekë pistolete TT, 32 copë fishekë model 56, si dhe 4 krehra fishekësh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›